Berisha i habitur me qarkun Gjirokastër: Nuk mund të ketë 7 bashki

Ish-kryeministri Berisha ka folur sonte në mbrëmje në Abc News për aksionin opozitar për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Ai ka thënë se opozita nuk duhet të futet në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm pa u korrigjuar reforma administrative dhe territoriale. Me këtë rast Berisha solli në vëmendje qarkun Gjirokastër, ku sipas tij numri i bashkive është më i madh sesa qarku i Tiranës.

‘Si mundet që qarku Gjirokastër me 120 mijë banorë të ketë 7 bashki, ndërsa qarku Tiranë me mbi 1 milion banorë të ketë 3 bashki’, tha Berisha. Sipas ish-kryeministrit, kjo refomë është elektorale e pastër nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.