Bikini dhe banane, drejtoresha e Tatimeve siç nuk e keni parë kurrë (FOTO)

briseidPlazhi i Dhërmiut në Jug të vendit dihet që nuk është i preferuari vetëm i vajzave dhe djemve të showbiz-it, por edhe i njerëzve të politikës dhe administratës së lartë shtetërore. Për këta të fundit, kurioziteti për t’i parë si duken me rroba banje është më i madh, pasi gjithnjë shfaqen me veshje serioze në publik. Paparazzi ka mundur të fotografojë me bikini një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë së Edi Ramës, Briseida Shehaj.

Pas emërimit në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore, vajza me trup të bukur dhe veshje trendy ndryshoi komplet stil, duke u shfaqur me këmisha të mbyllura deri në grykë dhe funde të gjata. Por ja ku na shfaqet me rroba banje, duke na dhënë mundësinë të shohim linjat e saj në plazh. Edhe pse nuk duket të jetë marrë me sport këto kohë, regjimi i mirë ka bërë që të jetë në një peshë krejtësisht normale dhe e tonifikuar. Ajo ka qenë duke pushuar me vëllain dhe bashkëshorten e tij, me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Binte në sy fakti që Briseida ishte gjithë kohën në lëvizje, duke rendur pas nipit për ta ushqyer me fruta. Kjo është një nga rastet e rralla që drejtoresha fotografohet duke u argëtuar, që pas komenteve të shumta me të cilat u shoqërua emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Tatimeve. Nisur nga zhurma e madhe në publik, pas daljes së saj të parë në programin “Shqip” të Rudina Xhungës, ajo premtoi se nuk do të shfaqej më në ekran për të folur sërish mbi paragjykimet e ngritura mbi të. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Briseida nuk mundi t’i thoshte “jo” shoqes së saj të shkollës, moderatores së “E Diell” në “Top Channel” në atë kohë, Arbana Osmanit.

Gjatë asaj interviste u prezantua si një nga femrat më të përfolura për shkak të komenteve për sa i përket moshës së saj të re në mbajtjen e përgjegjë- sisë së këtij posti të vështirë, për t’u menaxhuar nga një vajzë që sapo kishte kapërcyer të 30-at. Gjatë atij programi, Briseida u shfaq për herë të parë me flokët e stiluar, ndryshe nga si e kishim parë në takime pune vetëm me flokë të mbledhur. Pyetjes së Arbanës, se kur ishte afeksionuar pas politikës, pasi në vitet e shkollës ajo nuk kishte dalluar në ambicie të tilla, Briseida iu përgjigj: “Edhe tani nuk mendoj se kam ambicie politike. Ishte surprizë për mua propozimi për këtë post drejtues të vështirë.

Kryeministri Edi Rama kishte vendosur jo vetëm për pozicionin tim, por për disa pozicione të tjera, dhe të them të drejtën e diskutova dy-tri ditë me familjen, se kisha frikën e dështimit. Mendoj se deri tani kam punuar mirë 24 orë në 24”. Veç të tjerave, ajo theksoi se i pëlqen të ruajë një profil të ulët në publik, dhe se gjithë kohën e kalon në zyrë. Në atë rrëfim personal, ajo sqaroi se si ndihej pas komenteve të shumta në lidhje me fotot e saj në plazh, para se të bëhej e famshme si drejtoreshë.

Ajo sqaroi se ato foto nuk dëshmonin asgjë, dhe për më tepër u përdorën nga opozita kundër saj. E pyetur për marrëdhënien me paratë, ajo pohoi se i ka shumë të këqija marrëdhëniet me paratë, aq sa kartën ia mban vëllai për të shmangur shpenzimet pa kriter. Në atë rrëfim Arbana i vuri në dukje unazën në gisht, nëse ishte dhuratë e të dashurit, dhe ajo u përgjigj se ndihej shumë e lumtur, dhe se kishte dikë në jetën e saj që e bënte të ndihej e dashuruar dhe e plotësuar. Që nga fotot e dikurshme në plazh të Shehajt e deri te këto të fundit, duket se vitet kanë kaluar, por ajo vijon të jetë në një formë të shkëlqyer fizike. /Panorama Plus/

br6

br7

briseida

br2

br5