Biznesmeni i luleve që LSI kërkon ta bëjë deputet në Gjirokastër (FOTO)

Gjergji Petro është kandidati i tretë në listën e LSI-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.

Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, rezulton që Petro të mos jetë i dënuar më parë, ndërsa thotë se ka jetuar në Greqi për disa kohë si emigrant.

Ndërkohë sa i përket CV-së që Petro ka dorëzuar në KQZ, mësohet se ai është diplomuar për drejtësi në vitin 2009 te Universiteti “Kristal”.

Prej vitit 1996 ai është administrator i firmës “Kaleshi”, një biznes i njohur për tregtinë e luleve dhe bimëve dekorative.

Më poshtë pjesë nga formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja e Gjergji Petros.

/ArgjiroLajm.net/