Bledi Çuçi rikthehet në Gjirokastër, takime me qytetarët dhe strukturat e PS-së (FOTO)

Deputeti socialist i Bledi Çuçi ka zhvilluar sot takime me qytetarët në zyrën e tij në qytetin e Gjirokastrës, si dhe takime të tjera pune me kryetarë të organizatave socialiste.

“Zyra ime është përherë e hapur për secilin prej jush, e natyrisht fundjava do na mundësojë takime të shpeshta, pasi gjatë javës do duhet të plotësoj detyrat parlamentare. Që herët në mëngjes kam takuar sot qytetarë që kanë mbështetur nismat tona deri tani, por kanë sjellë tek unë shqetësimet e hallet e tyre. U garantoj atyre dhe të gjithë banorëve të qarkut Gjirokastër se do bëj gjithçka lejon detyra ime për të gjetur zgjidhje për çdo shqetësim tuajin, dhe mbështetje për çdo propozim’, shkruan Çuçi teksa publikon edhe foto nga takimet.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 13 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, living room, table and indoor