‘B*thëlëpirës’ e ‘liliputër’, kujt i drejtohet ky shpërthim i Roland Bejkos?

Në një orar disi të pazakonte, 1 e 30 pas mesante, kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka bërë një reagim të fortë në faqen e tij në Facebook.

‘Për servilizmin si profesion’, është titulli i shënimit të Bejkos, por ai nuk jep shumë detaje apo emra konkretë se kujt i referohet, kë quan ‘b*thëlëpirës’, ‘liliputër’, ‘bula’ etj.

Të jetë vallë ndonjë zhvillim i ri brenda radhëve të PD-së, kulisave që ndodhin brenda selisë blu pas rikonfirmimi të Bashës me një proces të dyshimtë, apo ndoshta është një cështje vetëm personale, që Bejko i përgjigjet publikisht? Ndonëse duhet thënë se edhe ky reagim është disi i koduar, duke mos zbuluar shumë për publikin.

Sjellim më poshtë shkrimin e tij të plotë:

PËR SERVILIZMIN SI PROFESION !

Si balua i stanit me llapën jashtë më ngjajnë ca njerëz që i botës ju pëlqen më shumë se i tyre dhe që me një zell të panevojshëm në mes të kësaj vape të tmerrshme gjejnë kohë ti lëpijnë prapanicën “shefit” të radhës tamam sikur të lëpinin një akullore…

Ptuu, farë e keqe… mbajeni pak veten o liliputër që su rritët dot kurrë, dhe kurrë nuk kuptuat asgjë nga kjo botë sado që në duart e lyrosura vërtisni smart phonët e fundit…

Po gjithë këto vite, si nuk mundët ta mësonit të paktën pse mbetët skllevër bij skllevërish o copat e mishit me dy sy, o thasët e mbushur me lëng m……!

Ruajeni dinjitetin o ditëzinj, se gjithçka blihet me para, por karakteri dhe nderi, kurrë !

Punoni për ta marë me meritë atë që doni dhe që ndoshta ju takon, e që ndoshta, jo! 
Rrëzohuni disa herë, le tju bëhen gjunjët gjak,por çohuni sërish dhe vraponi përpara. E nëse sërish do rrëzoheni, jeni të dënuar të çoheni e të luftoni deri sa ajo që doni të bëhet juaja.

Dhe nëse nuk bëhet që të fitoni, mos u ligështoni.
Më besoni, është bukur, kemi 27 vjet që e bëjmë këtë ritual disa prej nesh me rrotën e mundimit mbi shpinë…Dhe ja ku jemi, nuk jemi mërzitur.
Mjafton që të keni luftuar pastër, si burrat, si trimat, me dinjitet. Të jeni të bindur se për këtë do kujtoheni me respekt e me zili nga fëmijët dhe nipërit tuaj.

Por ju lutem, ju lutem shumë mos u lëpini, mos u zvarisni, mos u përthyeni, mos hiqni pantallonat “o bula” se na i shpifët, o servila që jeni shtuar kaq shumë!

Përditë e më shumë shikoj shumë pak fëmijë në rrugë duke lëpirë akullore në këtë stinë përvëluese, seç shikoj bythëlëpirje shefash në rrjetet sociale.

Poshtë e lartë e lartë e poshtë !