“Bypass-i” Gjirokastrës, flet Rama: Projekti nuk është përfundimtar, do të rishikohet

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në mbrëmje në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” edhe për projektin e “Bypass-it” në Gjirokastër. Njësoj si ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, edhe Rama ka thënë shkurt se projekti nuk është përfundimtar dhe se do të rishikohet.

“Kundërshtitë për projektin janë të arsyeshme, por nuk është një projekt i përfunduar, ai do të rishikohet qënësisht”, u shpreh Kryeministri.

Pak ditë më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi takim me banorët e zonës historike që preken nga projekti, duke i sqaruar se nuk bëhet fjalë për një projekt përfundimtar dhe se asgjë nuk do të bëhet pa miratimin e banorëve.

Projekti i “Bypass-it” synon që zona historike të kthehet në pedonale, duke shmangur lëvizjen e automjeteve, por ai ngjalli kundërshti, të nxitura më shumë për arsye klienteliste dhe politike nga PD dhe LSI.

/ArgjiroLajm.net/