Çfarë do të ndodhë me të ftohtin siberian

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjine Lindore do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë. Në zonat malore do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Edhe orët e pasdites do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Zonat më të ftohta do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi -9 gradë C.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzimi 2 ballë./