Çfarë do të ndodhë nesër në Gjirokastër, a do të ketë bllokim rrugësh nga PD?

Opozita ka paralajmëruar nesër një përshkallëzim të protestës së saj në mbarë vendin. Siç bëhet me dije, do të ketë bllokim rrugësh në të gjitha qytetet prej orës 11 deri në orën 12. Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar, flitet që protesta të organizohet edhe në qytetin e Gjirokastrës.

“Nesër bashkohemi të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë punëdhënës e punëmarrës, studentë e studente do të jenë me në. Të papunë e të ç’punësuar, biznese të vogla që janë mbyllur do jenë me ne.”, u shpreh sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Por ndërkohë kryeministri Rama nga ana tjetër paralajmëroi arrestime në radhët e protestuesve që do të bllokojnë rrugët.

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e PD-së për ptotestë duke bllokuar rrugët dhe apeloi se do të ketë përballje me ligjin për këdo që e shkel atë.

Sinjalet janë për një përshkallëzim të protestës së PD-së një ditë para se në Tiranë të mbërrijë negociatori ndërkombëtar i krizës politike.

Ndërkombëtarët nga ana e tyre i tremben akteve të dhunës dhe destabilitetit të vendit.

/ArgjiroLajm.net/