Çfarë është Ebola dhe si duhet të mbrohemi prej saj

Biosafety_level_4_hazmat_suitNuk bën të krijojmë panik, është gjë e mirë që virusi nuk po përhapet lehtë. Infeksioni mund të merret nga kontakti me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar. Por mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, e jo nëpërmjet ajrit siç është rasti me virusin e gripit. “Nuk mund të bëhet infektimi nëpërmjet objekteve, përveç rasteve nëse objekti është i kontaminuar me gjak apo me lëngje trupore të të infektuarit, me mbajtje në dorë, prekje me dorë në transportin publik. 

Nuk transmetohet përmes ushqimeve, përveç rasteve nëse mish nuk është nga kafshët e infektuara”-shkruan Telegrafi. Kjo sëmundje infektive shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave. 

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës.  Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato. 

Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë. Nëse një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet e shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë. Testet përfundimtare për këtë virus janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoret edhe kultivimi i viruseve. 

“Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i lëngje trupore, thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpoolit të Mjekësisë Tropikale në Angli.  Ndryshe, ky virus është vdekjeprurës për 20 deri në 90 për qind të të infektuarve – varësisht nga fuqia e tij. Virusi aktual i përket tipit Ebola-Sudan shkakton vdekjen e 70 për qind të të infektuarve. 

Momentalisht nuk ekziston asnjë ilaç për shërimin nga Ebola. Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse, e cila përfshin balancimin e lëngjeve, duke ruajtur nivelin e tyre të oksigjenit dhe tensionin e gjakut, si dhe trajtimin e tyre për çdo infeksion të ndërlikuar. Disa edhe mbijetojnë. Rekomandohet shmangia e kontakteve me kafshë të ngordhura dhe mos ngrënien e mishit të këtyre kafshëve, pasi mund të jenë burim i virusit, informon Bw.