Çfarë tha Basha sot në Gjirokastër dhe debati për numrin e pjesëmarrësve në takim (VIDEO)

Partia Demokratike hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale në Gjirokastër.

I pranishëm ishte edhe kryetari Lulzim Basha, në faqen në Facebook të të cilit është publikuar video e këtij takimi. Ajo që bie në sy është prania e një numri të vogël njerëzish siç shihet nga këto pamje.

Por debati për numrin e njerëzve në takimet elektorale është i vjetër në Shqipëri dhe jo në të gjitha rastet numri i njerëzve që dalin në shesh është tregues i mbështetjes.

Megjithatë është fakt se PD-ja ndodhet në një krizë, aq më tepër pas publikimit të listave të kandidatëve për deputëtë, që kanë shkaktuar një përçarje të madhe në radhët e demokratëve. Edhe për qarkun Gjirokastër, PD sjell një figurë politike të vjetëruar si Tritan Shehu, ndonëse ka në radhët e veta shumë të rinj që mund të ishin sot në krye të opozitës.

/Libohova Online/