Çifti i të moshuarve në Bulo prej dy vitesh pa drita, janë mbifaturuar me 4.5 milionë lekë (VIDEO)

Prej dy vitesh një çift të moshuarisht në fshatin Bulo jetojnë në errësirë të plotë.

Duro Zenaj dhe bashkëshortja e tij thonë për televizionin Alpo se ndërprerja e energjisë nisi për shkak të një mbifaturimi. Duke mos patur mundësi të likujdonin faturën me vlerë të lartë, OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike

Në sistem të moshuarit i figurojnë 8 mijë kilovat mbifaturim, me një vlerë rreth 4.5 milionë lekë të vjetra.

Gjendja bëhet më e vështirë pasi të dy të moshuarit janë invalidë dhe e kanë të pamundur të vazhdojnë me këtë gjendje.