‘Çmendet’ deputeti i Gjirokastrës, kërkon të ndalohen filmat e kohës së komunizmit (FOTO)

Deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, i rikthehet sërish debatit të konsumuar në pranverë të këtij viti, për të ndaluar transmetimin në Tv të filmave të kohës së komunizmit.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Shehu merr shkas nga Dhoma e Deputetëve në Itali, e cila ka ndaluar me ligj propagandën fashiste, dhe thotë se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe këtu, duke ndaluar këngët dhe filmat që i thurrin lavde diktaturës së Enver Hoxhës.

Me këtë të fundit, Tritan Shehu ka dalë në foto kur ishte gjimnazist, madje është akuzuar në media se ka marrë pjesë edhe në aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive.

Por herë pas here, kërkesa të tilla janë edhe për të hequr vëmendjen nga probleme të tjera, fjala vjen kriza që ka mbërthyer PD-në, prandaj Tritan Shehu nuk duhet marrë seriozisht as kësaj here. Filmat e kohës së komunizmit janë plot propagandë, por ato duhen transmetuar pikërisht për t’i treguar brezit të ri cmendurinë e atij regjimi. Duhen shfaqur si dëshmi e gjallë e saj periudhe të historisë tonë, e cila na pëlqen apo jo nuk mund të zhbëhet.

Më poshtë postimi i plotë i Shehut, si dhe foto e tij me Enver Hoxhën.

/ArgjiroLajm.net/

Related image