Çmendet moti, në fundjavë bëhuni gati për…

Ndërsa kjo javë ka nisur me temperatura të ulëta, ku në zonat veriore temperaturat kanë shënuar edhe minus disa gradë, situata pritet të ndryshojë.

Moti i paqëndrueshëm dhe me shira do të na shoqërojë edhe nesër, por në fundjavë do të na surprizojë.

Sipas sinoptikanëve, këtë të premte mund të flasim me plot gojën për një pranverë të ardhur para kohe, pasi temperaturat parashikohet të shkojnë 25 gradë, të paktën në kryeqytet.

Sinoptikanët thonë se, ndonëse temperaturat do të rriten gradualisht, herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta.

“Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë të pandryshueshme dhe tipike të dimrit. Që nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat, si ato maksimale dhe ato minimale”,- siç njoftojnë sinoptikanët.