‘Çmendet’ moti, rënie temperaturash dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme do të vijojë rënia e temperaturave.

Sipas “Meteoalb”: deri në mesditë, veriu dhe ultësira perëndimore paraqiten me alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të shoqëruara me shira të dobët, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës së hëne, zhvendos vranësirat dhe shirat e dobët drejt zonave lindore dhe juglindore duke lëne me mot kryesisht të kthjellët pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që bregdeti dhe zona e ulët te shënojnë 18 – 19 gradë C (temperatura minimale), por ulen deri në 12 gradë C në zonat malore.

Mesdita sjell një tjetër rënie të temperaturave në vlerat maksimale, ku maksimumi në zonat malore do të zbresë në 25 – 26 grade C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, parashikohet qe temperatura maksimale të ngjitet jo mbi 31 gradë C.