Çohet flamuri i ‘Vorio Epirit’ në Dropull. I pranishëm edhe kryetari i bashkisë, Ahilea Deçka (VIDEO)

Ndërsa Tirana zyrtare zien nga problemet e brendshme, në Bularat të Gjirokastrës, Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit me kryetar Mondi Kolila kërkon aneksimin e jugut të Shqipërisë. Në një tubim me pak njerëz dhe me flamurin e Vorio Epirit, Montis Kolilas i cili thuhet se është kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit tha se “sot në Bularat, në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Tubimi u organizua në qendrën e fshatit, shumë pranë shkollës së mesme dhe në atë që njihet si monumenti i edukatorëve kombëtar të komunitetit grek, që sipas të pranishmëve janë martirizuar gjatë periudhës 1944-1990.

Tubimi u organizua në 104-vjetorin e protokollit të Korfuzit. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Dropull, Arqilea Deçka. Pjesëmarrësit ngritën zërin mbi ato që ata i quajnë si problematika të kohës. Ata thanë se grekët nuk janë vetëm banorët e këtyre 99 fshatrave të njohur nga qeveria shqiptare, por helenizmi në Vorio Epir ka një histori që tejkalon kufijtë e njohur gjeografikisht që sipas tyre përfshin edhe zona si Përmeti, Himara dhe Korça./BW