Çuçi në Dervician: Mandati për të qeverisur vetëm, përgjegjësi e detyrim për realizmin e premtimeve

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi vijon turin e dëgjesave publike me qytetarët. Ndalesa e radhës ishte në Dropull. Ai vuri theksin në sugjerimet e qytetarëve për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shetërore për qytetarët.

“Është një bisedë e lirë. Të shmangim problem thellësisht personale, të fokusohemi tek problem që na shqetësojmë si komunitet. Çfarë mund të rregullojmë në marrëdhenien e zyrës shtetërore me qytetarët sikurse edhe çfarë mendoni ju se duhet të jenë gjërat e apra që duhet të bëjmë ne për Dropullin”, u shpreh Çuçi.

Qytetarët ngritën problematika që lidhen me vonesat e shërbimeve në adminsitratë

Qytetari: Duhen rregulluar zyrat, strukturat e zyrave. Në zyra janë njerëz të papergjegjshëm, nga drejtorë tek specialistët. Nëse disiplinohen zyrat, çdo gjë bëhet.

Qytetari: Para 3 muajve. Njëri më nxjerr problemin që janë vonuar letrat nga Tirana, u kthye dosja unë i vajta prapë. Ke 3 milionë gjobë më tha.

Bledi Cuçi: Domethenë nga vonesa, duhet të paguash ti?

Qytetari: Po, jo nuk t’i nxjerrim. Jo nuk t’i bëjmë. Më drejtoi në një avokat.