Çuçi në Gjirokastër: Bashkitë të ndërgjegjësojnë qytetarët, mbetjet të ndahen para se të hidhen në kosha

permet_reformaMinistri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, flet nga Gjirokastra për ligjin e importit të mbetjeve, një prej çështjeve më të debatuara kohët e fundit. Sipas tij ligji i miratuar nga Kuvendi nuk bën fjalë për mbetje, por për riciklim por për riciklim të disa llojeve të përcaktuara qartë që përdoren në biznesin e gjelbër. Ai foli për nevojën e ndarjes së mbetjeve në burim.

“Bashkitë duhet të fillojnë menjëherë programet e tyre për ndërgjegjësimin e komunitetit duke bërë ndarjen e mbetjeve që në burim. Kjo do të na ndihmonte të gjithëve. Jam i ndërgjegjshëm plotësisht që ky ligj që miratuam nuk mbart asnjë rrezik dhe është sipas standarteve të BE-së”, u shpreh Cuçi.

Të shtunën më 1 tetor, teksa PS mbledh Asamblenë Kombëtare, është parashikuar të zhvillohet një protestë e shoqërisë civile që kundërshton importin e mbetjeve.