Çuçi nis dëgjesat publike në Gjirokastër, i kërkojnë ‘vetting’ dhe monitorim me kamera për të punësuarit në shtet

Në kuadër të dëgjesave publike për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi takime me banorë të qytetit te Gjirokastrës. Çuçi fillimisht falenderoi të gjithë banorët e qarkut Gjirokastër për besimin që i dhanënme votë PS dhe qeverisjes së saj dhe nga ana tjetër kërkoi mendimin e qytetarëve se si mund të përmirësohet qeverisja dhe cilat duhet të jenë prioritetet e 4 viteve të ardhshme.

Ai theksoi se e vetmja aleancë që do të bëjë PS, është ajo me qytetarin.

“Meqenesë shqiptarët na besuan dhe na dhanë mandat të plotë për të qeverisur të vetëm e vetmja aleancë që do krijojmë është ajo me ju. Të fillojmë një dialog, një bashkëbisedim, ta shfrytëzojmë këtë  kohë që kemi për një panoramë më të vërtetë të situatës ku ndodhet qeverisja shqiptare, veçanërisht pjesës që lidhet me shërbimet ndja publikut, funksionimin ndaj administratës dhe e dyta për t’iu rikthyer prioriteteve që do vendosim në 4 vjeçarin e ardhshëm. Do doja të dëgjoja nga ju si qytetarë të gjitha problemet që ju keni me administratën  dhe si mendoni ju, se cilat mund të jenë prioritetet e Gjirokastrës. Çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh Çuçi.

Qytetarët ngritën në takim një seri shqetësimeh që lidhen me shërbimin në administratë, shërbimin shëndetësor apo mbështetjen ndaj shtresave në nevojë.

Vjollca Koko: Shërbimi shëndetësor. Unë jam mjeke, në punën tonë ne kemi disa kritere për menaxhimin e të sëmurëve për disa sëmundje të cilat evolojnë. Nuk arrij dot të diagnostikoj të sëmurët në spital sepse analizat nuk realizohen. Kemi ligje të mira, por nuk kemi zbatim. Institucioni nuk më ofron asnje burim informacioni, nuk kemi internet. Sëmundjet që unë  trajtoj prekin shtresat e ulëta të cilët duhet të shkojnë në Tiranë për t’u mjekuar. Ne nuk kemi asnjë shërbim të aksesushem, nuk kemi qender rehabilitimi etj.

Qytetari tjetër: Çështja e shërbimit në administratë është bërë ganrenë dhe kjo është bërë gangrene, se ata që ulën në karriken e administratës e shtetit mendojnë se karriken e kanë të tyre. Njerëzit që vihen në zyrë të monitorohen nga shteti, qoftë edhe me kamera.

Qytetari tjetër: Qeveria që do formohet në shtator duhet të krijojë një vetting për administratën. Duhet një vëmendje më e madhe ndaj shtresave në nevojë. Nga ana tjetër, arsimi, kopshtet nuk jane në nivelin e duhur, trajtimi ushqimor jo i duhur.

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër do të vijojë me të tjera takime me banorët gjatë ditës së sotme.