Çudia në Gjirokastër/ Gjyqtari i thotë avokatit: Ke 22 orë kohë për të studiuar dosjen me…600 faqe

Çudia e radhës vjen nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër. Mesa duket çështja e shtetasit Ajet Rexhepi ka përballur avokatin e tij Fran Dashi me relatorin e çështjes, Ajet Rexhepin.

Ky i fundit, i ka vendosur kushte përfaqësuesit ligjor, avokatit Fran Dashi, që brenda 22 orëve të studiojë dosjen prej 600 faqesh dhe të paraqesë mbrojtjen.

Por, nga ana tjetër, avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Tomor Shkreli nga trupi gjykues për njëanshmëri dhe paragjykimin e çështjes, raporton Panorama.

Sot u zhvillua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër edhe seanca e parë për shtetasin Ajet Rexhepi, i cili u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 25 vjet burg për veprën penale: “Vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekje” dhe “Armëmbajtje pa leje” për një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt 2016, në fshatin Shkallë, Bashkia Konispol, ku gjeti vdekjen Pajtim Shehu, 44 vjeç.

Si në 16 seancat e tjera edhe sot shtetasi Ajet Rexhepi nuk ka pranuar veprën penale për të cilën edhe është arrestuar duke mohuar se është ai autori i vrasjes së Pajtim Shehut.

Nisur nga situata në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër shtetasi Ajet Rexhepi, i cili deri në përfundim të gjykimit edhe në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndodhet në paraburgim në Sarandë, me t’u kthyer, bëhet me dije se, ka hyrë në grevë urie