Dalin shifrat e aksidenteve, ja sa është numri për qarkun Gjirokastër

Aksidentet rrugore në vendin tonë gjatë muajit maj janë rritur me 17.3 % krahasuar me të njëjtin muaj një vitë më parë. Ajo që bie më shumë në sy është grupëmosha që ka shkaktuar më shumë aksidente. Në të gjithë muajt e vitit 2017 shoferët nga mosha 25-30 janë burimi kryesor i aksidenteve.
Sipas statistikave të INSTAT në maj të 2017 numërohen 176 aksidente rrugore.
Numri i të aksidentuarve është 240 persona nga 224 që ishte një vit më parë.
Në maj, aksidentet rrugore, në 73,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit..
Numri I të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 3,4 %.
Qarku i Tiranës dhe të Lezhës mbajnë rekordin e aksidenteve, ndërsa Gjirokastra mbetet qarku më pak problematik.