Dasho Aliko te çadra e PD-së, proteston kundër drogës (VIDEO)

Protesta e Partisë Demokratike para godinës së Kryeministrisë sjell çudi të reja nga dita në ditë, pasi i bashkohen emra të anatemuar për kauzat që ka ngritur, luftën kundër drogës, krimit dhe qeveri teknike.

E ndërsa pak ditë më parë iu bashkua çadrës ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i sapo dalë  nga burgu për korrupsion, sot në mbrëmje ka qenë i pranishëm ish-kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.

Dasho Aliko është akuzuar për lejimin e kultivimit të kanabisit në Lazarat në kohën që ishte kryetar Komune, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak në Gjirokastër nga radhët e Partisë Demokratike.

8-90-9 by revistaime