De Biasi: Mavraj dhe Hysaj nuk do të luajnë me Danimarkën

de-biasi1-300x200Ndeshja me Danimarkën po afron. Kuqezinjtë janë para një sfide kyçe të kualifikueseve të Euro 2016. Trajneri Gianni De Biasi ka disa mungesa në mbrojtje ku së fundi është shtuar edhe Elseid Hysaj. Në një bisedë telefonike me Tv Klan, De Biasi thotë se beson te futbollistët që ka grumbulluar.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): “Mavraj apo Hysaj nuk janë, por edhe ata të cilët janë grumbulluar do të japin më të mirën e tyre. Ne do të përpiqemi gjithmonë të fitojmë, pastaj të shikojmë si do të shkojë”.

Gianni De Biasi pritet të aktivizojë edhe Berat Gjimshitin, mbrojtësin e Zurich. 22-vjeçari grumbullohet për herë të parë, por është i duhuri për të zëvndësuar Elseid Hysajn e dëmtuar. Hysaj nga ana tjetër edhe pse nuk do të jetë ndaj Danimarkës thotë se të tjerët janë të përqendruar për të arritur këtë synim.

Elseid Hysaj (Futbollist i Kombëtares):“Të gjithë janë të përqendruar për këtë ndeshje edhe ata që janë afruar së fundi. Po mendojmë që të fitojmë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Portugalinë”.

Për Elseid Hysajn ka ende shpresë për tu aktivizuar ndaj Portugalisë të hënën, megjithatë fillimisht, të gjithë po mendojnë për takimin e së premtes e Danimarkën në orën 20:45 në Kopenhagen./Tv Klan