Degradon “varri i Jorgucatit” [VIDEO]

varrisdgfdfkgbdfmkVarri monumental i Jorgucatit i ndodhur ne nje pozicion te favorshëm per t’u shndërruar ne pike atraksioni turistik është lënë ne harrese. Kjo situate ka favorizuar gërmuesit e paligjshëm te thesareve te cilët kane dëmtuar rende objektin e kultit.Varri ndodhet pak metra larg segmentit rrugor Jorgucat Gjirokastër, dhe u zbulua ne mënyrë te rastësishme gjate punimeve per ndërtimin e superstradës Gjirokastër- Kakavijë. Varri i Jorgucatit daton ne shekullin e IV para erës sonë, çka e bën akoma me te rralle këtë monument.