Demokratët festojnë 25 vjetorin e partisë, ja themeluesit e grupseksionit të Libohovës

12507337_10208942189137028_7939875224743361541_nDega e Partisë Demokratike në Gjirokastër feston këtë fundjavë 25-vjetorin e themelimit të saj.

Për këtë është parashikuar një ceremoni festive ditën e diel në orën 11:00, me simpatizantë dhe anëtarë të kësaj partie.

25 vjet më parë PD ngriti edhe grupseksionin e saj në Libohovë, me kryetar me kryetar Vasil Boçin, sekretar Dragush Bejlerin e anëtarë kryesie Pirro Gramatikoin, Roni Çobanin, Bexhet Çobanin, Pandeli Raftin, Mikel Nikën e Kristaq Begzon.

Në këto vite tranzicion, të zgjedhur të Partisë Demokratike e kanë qeverisur Bashkinë Libohovë për gati 16 vjet.