Dëmtohet Kisha e Peshkëpisë [VIDEO]

Peshkepi KishaKjo është Kisha e Peshkëpisë në Gjirokastër një ndër më të vjetrat në Shqipëri, e cila sot rrezikon shembjen në çdo moment. Ky monument I kategorisë së parë, një nga më të rrallët e arkitekturës bizantine dhe artit të hershëm mesjetar është dëmtuar dhe grabitur disa herë.

Çarja e mureve është thelluar edhe më tej krahasuar me një vit më parë, çka e bën strukturën e saj mjaft delikate tashmë. Sipas arkitektit Reshat Gega, dëmtimet e monumentit janë shumë serioze. Kisha frekuentohet nga banore te zonës çka e bën edhe me emergjente ndërhyrjen për restaurimin e saj.

Ajo tashme është kthyer ne rrezik edhe për besimtaret. Ky version i kishës së Peshkëpisë filloi ndërtimin në vitin 619 , por u restaurua disa herë më pas duke marrë formën aktuale në shek. XI.