Deputetët e Gjirokastrës takohen me Tahirin në Kuvend (FOTO)

Ish-ministri i Brendshëm,  Saimir Tahiri, u shfaq sot në Kuvend për herë të parë pas 6 muajsh. Mbërritja e tij u shoqërua me reagime të ashpra nga opozita, ndërkohë që pranë Tahirit ishte ulur fillimisht deputeti i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Më pas erdhi për ta përshëndetur, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe deputetë të tjerë të PS-së. Ish-kryeministri Berisha, i shkoi pranë një moment dhe po e transmetonte live në Facebook. Tahiri u rikthye në Kuvend për të mos djegur mandatin e deputetit. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si i dyshuar për lidhje me grupin e Habilajve.