Deputeti i Gjirokastrës si Nostradamusi, paralajmëron shqiptarët: Përgatituni se ditë të vështira do vijnë

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar programin e shëndetësisë së prezantuar nga ministria e Shëndetësisë duke e cilësuar atë si të dështuar edhe pse nuk ka nisur ende implementimi. Shehu këshillon shqiptarët të pregatiten pasi sipas tij janë duke ardhur ditë edhe më të vështira. Më tej ai shton se çuditë e qeverisë për shëndetësisë nuk kanë të sosur.

Statusi i plotë/ “CUDITE” E QEVERISE PER SHENDETESINE NUK KANE TE MBARUAR!!!

Ministria Manasterliu prezantoi strategjinë e re te sistemit “shëndetësor”, përsëri sikur “Bota” te krijohej sot-asnje fjale për “Shëndetësinë Falas” e fundin e saj tragjik. Ishte një program absurd edhe ky i sotmi, me regresiv se edhe klishete e dikurshme komuniste per sistemin shëndetësor. Një program ky ku lexohet varferia e thelle e sistemit, numri i mjekeve si specie ne zhdukje, mungesa e sherbimeve etj- pa asnje strategji reale zgjidhjeje.

Ajo qe lexohet qarte eshte se ne Shqiperi do te ngelin vetem 11 spitale ne rrethe, te tjerat do te kthehen ne “qendra shendetesore e urgjence”!!! Spitale te rendesishme si i Permetit, Tepelenes, Lushnjes, Pogradecit, Sarandes etj, nuk do te funksionojne me si te tille!
“Zgjidhja” do te jete mbyllja e spitaleve, ulja drastike e shtreterve, koncentrimi asfiksues i sherbimit qe mbetet ne pak qendra, duke e larguar ate nga qytetaret! Jo vetem qe nuk do kete me decentralizim e “spital ndermarje”, por do te vendoset “rregjimi i i vjeter i patronazhit” mbi ato, si nje reminishence e dikurshme kjo. Perballimin e kolapsit te numrit te mjekeve e mungesave, do ta realizoje ky patronazh, duke cuar mjeket nga qendra ne periferi sikur te ishte “stazhi” komunist. Ne fakt kjo vecse do te shkaterroje me tej edhe qendren, pra spitalet e Tiranes.

KUJDESI PARESOR DO TE VAZHDOJE KREJTESISHT I CENTRALIZUAR DHE LARG FIZIONOMISE, QE DUHET TE KETE TASHME. Zj. Ministre vetem per dicka siguroi: “Te fameshmet koncesione gryrese e shkaterruese te sistemit shendetesor do te lulezojne” me tej”!!! SHQIPTARE TE DASHUR, PREGATITUNI PER DITE SHUME ME TE VESHTIRA QE JU PRESIN!