Detaje nga aksidenti në Mashkullorë, si u përplas makina me 5 persona nga Saranda

Policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje rreth aksidentit të sotëm pranë fshatit Mashkullorë.

Përmes një njoftimi thuhet se pesë personat e plagosur janë banues në Sarandë.

Ata ndodhen të gjithë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen.

Njoftohemi se në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

 Për pasojë janë dëmtuar  5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë. Të dëmtuarit janë transportuar për në  spitalin  Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.