Detaje nga aksidenti në zonën muzeale të Gjirokastrës, ja kush është i rrëzuari nga kati i tretë i hotelit

Policia e Gjirokastrës jep më shume detaje rreth aksidentit të sotëm në lagjen muzeale të qytetit. Sipas njoftimit paraprak, personi i rrëzuar nga kati i tretë i një hoteli, ka qenë klient dhe jo punëtor, siç u raportua më herët.

“Njoftohemi në orën 09:20, se në një hotel në zonën muzeale të qytetit Gjirokastër, është rrëzuar nga kati i tretë shtetasi F.M, rreth 60 vjeç, banues në Berat, i cili ka qënë klient në këte hotel. Shtetasi i mësipërm është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.