Dhunohen nga policia, përfundojnë në spital dy të ndaluar në Lazarat

IMG-20150624-WA0004Dy prej të ndaluarve nga policia në fshatin Lazarat kanë lënë ambientet e komisariatit të policisë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Për shkak të dhunës së ushtruar ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe mbrëmjen e së shtunës janë shtruar në reanimacionin e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Burime të lapsi.al thanë se bëhet fjalë për 20 vjeçarin Dervish Gaba i cili ka marrë goditje të rënda në kokë dhe Elton Proko, 28 vjeç i cili është dërguar në spital me shembje në mushkëri. Të dy të rinjtë kanë akuzuar per dhunën e forcave të policisë të ushtruar në ambientet e komisariatit. Lapsi.al kërkoi më shumë informacione nga spitali i Gjirokastrës, por mjekët nuk dëshiruan të komentojnë rastin. Pa përgjigje për këtë çështje është edhe Komisariati i Gjirokastrës. /Lapsi.al/