Digjen pyje dhe kullota në të gjithë Shqipërinë, një vatër zjarri edhe në fshatin Valare

Emergjencat Civile kanë raportuar sot situatën aktuale që ndodh në vend, ku si pasojë e temperaturave të larta janë shënuar vatra zjarri si dhe janë djegur pyje të shumta.

Përgjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin ka pasur 12 vatra zjarri në Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.

Aktualisht situata është nën kontroll pasi të gjitha vatrat e zjarreve janë shuar nga zjarrfikëset. Sa i përket Gjirokastrës zjarri ka rënë në fshatin Valare, ku është djegur një sipërfaqe me rreth 1.5 dynym shkurre.