“Djali i Libohovës me buzëqeshje cinike”

fgdfhgfKuvendi sot është përfshirë nga debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit në vend nga përmbytjet. Replika ka pasur edhe mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe deputetit të PD-së, Genc Ruli, i cili është me origjinë nga Libohova.

Teksa fliste ministri Bushati, ai pretendon se kolegu i tij Ruli, buzëqeshte në mënyrë cinike. Prandaj Bushati ka thënë ndër të tjera gjatë fjalës së tij: “Besoni djalit të Libohovës, që është aq i mençur sa buzëqeshte në mënyrë cinike”.

Më pas e ka marrë fjalën Genc Ruli, i cili është shprehur: “Nga ata që jemi në këtë sallë, me origjinë nga Libohova jam vetëm unë, nuk shoh ndonjë tjetër. Ti djali i vogël i Shkodrës, me kaq pak eksperiencë që ke, nuk arrin të lexosh përgjigjen time”.