Donin të kalonin 20 kg kanabis në Greqi, dy të arrestuar në Kakavijë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kakavijë, pasi tentuan të trafikonin drejt Greqisë 20 kg kanabis. Droga është zbuluar nga skaneri. Të arrestuarit janë Raul Bodlli nga Shijaku dhe Klajdi Reka nga Durrësi. Cështja i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.