Dorëhiqet drejtori i spitalit të Gjirokastrës

Shpërfillja e urdhërit të kryeministrit Edi Rama nuk ka zgjatur më tepër. Shumica prej drejtorëve të spitaleve kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, ashtu siç kërkoi kreu i qeverisë gjatë një takimi me ta në fillim të javës. Dorëheqjen e ka dhënë edhe drejtori i spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër, mjeku Përparim Muço.

Ai u emërua në këtë detyrë pas shkarkimit të Krenar Kullës nga ministri teknik i Shëndetësisë, për shkak të pjesëmarrjes në fushatën elektorale të LSI-së. Muço qëndroi në detyrë për gati një muaj e pak ditë.

Kryeministri Rama ka folur për organizim të konkurseve publike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të spitaleve dhe hipotekave në vend. Konkurset pritet të nisin në muajin shtator.