Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit, ende s’ka nisur numërimi në Gjirokastër, Libohovë e Dropull

Procesi i numërimit të votave në Gjirokastër nuk ka nisur ende.

Të dhënat e fundit thonë se ka përfunduar dorëzimi u kutive të votimit në KZAZ-në e Gjirokastrës të Dropullit dhe të Libohovës.

Por procesi i numërimit s’ka nisur ende në asnjë prej KZAZ-ve, pasi është kërkuar një pushim i vogël prej numëruesve.

Pritet që në mesnatë të fillojë numërimi.

S’ka raportime për incidente.