Dosja “Lazarati”, shtyhet gjyqi për Gate Mahmutajn dhe të arrestuarit e tjerë

dfjkgdfkDështon serish seanca e radhës për grupin e Lazaratit që kultivonte kanabis. Kjo për shkak të mungesës së tre avokatëve mbrojtës dhe Gjykata për Krimet e Rënda nuk ka zhvilluar sërish sot seancën, për 16 persona të akuzuar.

Mes tyre dhe Gate Mahmutaj, gjykohen për shkak të kundërshtimit me armë gjatë aksionit policor në Lazarat në qershor të 2014­-ës.

I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjyqi i radhës do të jetë të mërkurën e ardhshme.