Dosja “Lazarati” vendimi i Gjykatës shtyhet dy herë brenda 24 orëve

198284Mungesa e avokatëve për të pandehurit në procesin “Lazarati 2014” është bërë shkak që vendimi i gjykatës të shtyhet dy herë rresht brenda 24 orëve.

Në seancën e kësaj të premteje gjykata kish planifikuar shpalljen e vendimit por sërish procesi u shty siç dhe ndodhi një ditë më parë të enjten.

Të pranishëm në seancë ishin të pandehurit, prokurorët dhe gjykata por mungonin avokatët e dy prej të pandehurve të cilët janë gjykuar në mungesë.

Në total për 10 të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar mes tyre dhe Razip Gate Mahmutajn, Prokuroria ka kërkuar 110 vite burgim.