Drejtonte makinën pa leje drejtimi, policia arreston 20-vjeçarin nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga shërbimet e policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Besnik Mala, 20 vjeç, banues në lagjen Zinxhira, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 12.10.2015, rreth orës 18:00, në rrugën ”18 Shtatori”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip”Renault” me targa DR 1484 B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.