Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet te Ura e Kardhiqit 24-vjeçari

Drejtonte automjetin pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi :

Antonel Hoxhaj, 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi :

Në aksin  rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në “Urën e Kardhiqit”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA049LC, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër për veprime të mëtejshme.