Drejtoresha e Migracionit viziton Kakavijën: Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët për vizat

Vendimi i qererisë Holandeze për të rikthyer vizat për Shqipërinë, është pritur me habi nga Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Aida hajnaj, e cila është shprehur se deri më sot, nuk ka pasur asnjë ankesë nga pala hollandeze lidhur me emigrantët shqiptarë.

Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Hollandë. E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijes drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushime.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kufitare të Kakavijës kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë rreth 7 mijë e 500 këmbësorë dhe 2 800 automjete.