Drogë në autobusin e Athinës, një i arrestuar në Kakavijë

fgdgdZbulohet në Kakavijë në një autobus të linjës Vlorë- Athinë, lëndë narkotike e destinuar për në Greqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në autobuzin e linjës Vlorë -Athinë, gjatë mbrëmjes së djeshme, policia kufitare ka zbuluar disa pako të mbështjella me qese plastike, të cilat ishin në sediljen e fundit, ngjitur me xhamin e pasëm të autobusit.

Për rrjedhojë u bë bllokimi i mjetit, ku nga kontrolli më i imtësishëm u gjetën katër pako të mbështjella me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 1 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i Daniel Brahimit, 46 vjeç, banues në Vlorë, si posedues i lëndës narkotike.

I ndaluari ishte pasagjer në autobusin Vlorë- Athinë dhe dyshohet se lëndën narkotike do e shiste në shtetin fqinj.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve