Drogë nga Lazarati në Itali, 7 në pranga

kanabisGati 200 kilogramë kanabis çonin në Itali çdo javë, të fshehur në funde të dyfishta të makinave, të blinduar dhe të pamundur për ta vënë re. Kjo sasi droge vinte nga Shqipëria në Comasco dhe veçanërisht në zonën e Erbese në Komo, e ndarë në pako prej rreth 7 kilogramësh secila.

Hetimi kishte nisur në vitin 2013 dhe ka përfunduar me arrestimin e 7 personave, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit janë:

Lisander Livadhi, 25 vjeç banues në Castelmarte

Shpresa Rika, 45 vjeçe banuese në Castelmarte,

Juljan Lushaj, 35 vjeç banues në Ponte Lambro,

Renato Korra, 28 vjeç, banues në Modena,

Amarildo Beqiri, 30 vjeç, banues në Reggio

Emilia Lozi, 35 vjeçe, banuese në Xhenova

Shpetim Lozi, 36 vjeç banues në Xhenova.

Këta persona i janë shtuar 2 korrierëve të drogës, të cilët ishin vënë në pranga më parë.

Emanuele Anghileri, 36 vjeç nga Leço dhe James Canali, 38 vjeç nga Asso, të cilët mësohet se aktualisht janë të dënuar.

Droga mësohet se nisej nga Lazarati për të përfunduar në Itali.

Makinat që përdoreshin ishin Fiat Ulysse, që e kishin të modifikuar dyshemenë dhe me një mekanizëm të sofistikuar të hapjes që e dinte vetëm shoferi dhe që e aktivizonte kur droga paguhej.