Dropull, arrestohet piromani i moshuar nga Vriseraja

Policia ka arrestuar një ditë më parë një 66-vjeçar nga Dropulli. H.G, banues në fshatin Vrisera, dyshohet si autori i zjarrit në këtë fshat, ku u dogj një sipërfaqe prej 1 Ha bar dhe shkurre.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.