Dropull, festohet në Dervician Dita e Pavarësisë së Greqisë

Në fshatin Dervician të Dropullit u përqëndruan sot festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Greqisë. Të pranishëm në këto festime ishin Konsulli Grek në Gjirokastër, kryebashkiaku i Dropullit, ish-ministri Spiro Ksera dhe përfaqësues të tjerë nga radhët e minoritetit. Ish-deputeti Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule nuk ishin të pranishëm. Po kështu ra në sy edhe mungesa e prefektit të Gjirokastrës, Astrit Aliaj.