Dropull, kapen 5 klandestinë në fshatin Jorgucat

Vijon ardhja e klandestinëve drejt vendit tonë. Së fundi policia për kufirin dhe migracionin në Gjirokastër ka ndaluar në afërsi të fshatit Jorgucat pesë shtetas të huaj. Ata janë 4 nga Algjeria dhe 1 nga Saharaja Perëndimore. Kapja e tyre është bërë dje rreth mesditës. Policia thotë se në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.