Dropull, ndalohet 22-vjeçari. Bashkëfshatari e akuzon për vjedhje parash nga bankomati

Një i ri nga fshati Çatistër, Bashkia Dropull, është ndaluar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet nga një bashkëfshatar i tij, për mashtrim. Sipas policisë, i riu ka shpërdoruar besimin e bashkëfshatarit , duke i përdorur kartën për të tërher para nga bankomati i një banke. Më poshtë njoftimi.Më datë 11.09.2017, u ndalua shtetasi N.P, vjeç 39, banues në fshatin Çatistër, Dropull, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka urdhëruar ndalimin, pasi shtetasi DH.P vjeç 22, banues në Çatistër, kallëzon se me anë të mashtrimit e shpërdorim të besimit, i ka përdorur kartën duke tërhequr para në bankomatin e nje banke.Neni 143/1 i Kodit Penal.