Dropull, vidhet një banesë në Lugar. Hajduti merr televizorin dhe dy tapete

Një banesë është vjedhur në fshatin Lugar të Dropullit. Sipas policisë, kallëzimin e ka bërë gruaja me inicialet E.R, vjeç 55, banuese në fshatin Lugar. Ajo pretendon se ka konstatuar se në banesë, që i kanë vjedhur një televizor e dy tapete. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.