Duhen vota/ Kandidati i LSI-së në Përmet ngarkon makinën me tub plastik?

Disa ditë para zgjedhjeve kandidatët në garë përpiqen me të gjitha format për të fituar sa më shumë vota.

Ndonëse deri më tani s’ka raportime për shit-blerje votash apo për shpërndarje të thesëve me miell, ka tentativa të tjera për të mikluar apo ndoshta manipuluar elektoratin.

Në inbox-in e faqes tonë në Facebook, na kanë dërguar këtë foto ku shihet një automjet i ngarkur me tub plastik, të cilin thonë se e ka blerë kandidati për deputet i LSI-së, Gjergji Petro, për ujësjellësin e fshatit Vllaho Psilloter në rrethin e Përmetit.

Janë rreth 200 metra tub.

Petro është i treti në listën e LSI-së për qarkun Gjirokastër. Ai është një biznesmen i njohur në fushën tregtimit të luleve dhe bimëve dekorative.

/ArgjiroLajm.net/