Dy raste pickimi nga gjarpri përfundojnë në spital, apel për ata që mbledhin bimë medicinale

gjarper-helmues-neperka-vipera-ursiniiDy raste pickimi nga gjarpri janë paraqitur pranë spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër duke dhënë alaramin për  më tepër kujdes.

Shefi i shërbimit të epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gjirokastër, Xhelo Brahimi bën apel për ata që merren me mbledhjen e bimëve medicinale të bëjnë kujdes pasi edhe pse Gjirokastra nuk shquhet për gjarpërinj tepër helmues rastet e paraqitura e bëjnë situatën shqetësuese.

Duke folur për Channel 7, Brahimi ngre edhe shqetësimin e mosdizinfektimit të kontenierëve ku hidhen mbeturinat.