Dy të kallëzuar për prerje të druve pa leje, njëri nga Libohova tjetri nga Memaliaj

Dy shtetas janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës pasi kanë prerë dhe transportuar lëndë drusore pa leje.

I pari është 51-vjeçari V.Ç nga Libohova, i cili sipas policisë u kap në fshatin Llongo, duke transportuar 1.5 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Me cilësinë e provës materiale policia sekuestroi drutë dhe një motosharrë.
I dyti është një shtetas nga fshati Allkomemaj i Memaliajt.

Sipas policisë, D.K, 49 vjeç, ka prerë 5 m³ lëndë drusore dhe ia kishte shitur shtetasit XH.M, vjeç 64 banues në Fier, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.